Halimi përjashton mundësinë e presioneve në LDK: Delegatët vendosin sipas bindjeve të tyre

Para nisjes së Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Sibel Halimi, ka hedhur poshtë mundësinë që situata të përshkallëzohet gjatë ditës së sotme.

Të lidhura

None found

Ajo deklaroi se LDK-ja funksionon mbi bazën e demokracisë së brendshme, ndaj është thelbësore që secili delegat ta japë votën në përputhje me bindjen personale. Halimi shprehu besimin se procesi do të përfundojë me sukses, ndërsa mohoi të ketë pasur presione për të votuar pro ose kundër.

Sipas saj, delegatët e LDK-së kanë vetëdije të lartë për rëndësinë e argumentimit dhe forcën e fjalës. Për këtë arsye, Halimi tha se nuk ekziston asnjë pretekst që gjatë punimeve të ndodhë ndonjë ekses dhe se gjithçka do të kalojë në mënyrën më të mirë.

Halimi vlerësoi gjithashtu se mbledhja e një kuvendi të tillë nuk ka qenë e nevojshme. Megjithatë, meqë një veprim i tillë kërkohet nga statuti, ajo u shpreh e bindur se LDK-ja do të dalë sërish faqebardhë.


Shtuar 30.07.2026 17:53

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetaairezcasibomjojobetbetciocasibom girişWettseitenAirezsama