Ditën e sotme, në konferencën për shtyp pas mbledhjes dy ditore të qeverisë në Lezhë, kryeministri Edi Rama, u shpreh se po finalizohet krijimi i një shoqërie aksionere, për prodhimin e automjeteve.
Gjithashtu, Rama u shpreh se ky projekt do t’i vijë në ndihmë ministrisë së Shëndetësisë asaj të Brendshme, Agjencisë Kombëtare të Transportit si dhe për eksport.
Rama: “Do t’i shërbejë kalimi në një nivel tjetër sistemi të transportit dhe do të mbulojë edhe një mision tjetër të transportit të mësuesve dhe fëmijëve. Dhe jemi në finalizim të krijimit të një shoqërie aksionere për prodhimin e automjeteve për nevojat e shteti dhe për eksport. Është një projekt shumë i bukur që do të na japë mundësinë të prodhojmë për nevojat e ministrisë së Shëndetësisë, ministrisë së Brendshme, Agjencisë Kombëtare të Transportit dhe patjetër edhe për eksport. Bazuar te eksperienca e një vajze shqiptare, që të gjithë e njihni dhe me të cilën po ndërtojmë këtë proces”.