Rama po dëshmon në Komision, Berisha: Vjedhja e 430 milionë eurove është monstruoze, Ballkani me një djegës ne me tre

Ndërsa kryeministri Edi Rama për orë të tëra vazhdon dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë në një takim në Spitallë të Durrësit në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen më 6 mars.

Berisha i është përgjigjur Ramës duke i treguar sesi janë vjedhur 430 milionë eurot në inceneratore.

“Rama para komisionit pyeste ku janë 430 milionë dhe ku është vjedhja. Vjedhja është monstruoze. Për djegësin e Elbasanit pa asnjë tender me procedurë të pashpallur të pa publikuar askund. Është firmosur kontrata për 22 milionë euro me një kompani të sapokrijuar me qëllim që të vjedhin së bashku.

Një kompani italiane vjen dhe ndërton djegësin për 12 milionë teprojnë 1o milionë. Nëse ministrat nuk doni të vidhin këto para ja jepnin bashkisë së Elbasanit dhe i thoshin do të bësh tender për djegës. Hapej tenderi dhe kompanitë vinin.

Nga thesari nuk shkonin më 22 milionë për 10 ose 12. Ku shkuan 10 milionë, u ndanë mes ministrat e zyrtarëve e Zotove e Mërtirëve të tyre. Oreksi vjen duke ngrënë thotë një fjalë e popullit. Meqë këtu vodhën 10 milionë pa u hyrë ferra në këmbë kaluan te i Fierit ku morën 30 mln.

Në Ballkan ekziston vetëm një djegës, Shqipëria 3 djegëse, prandaj dhe varfëria rritet gjithnjë e më shumë.”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 23.02.2022 19:10