Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar Nënë Terezën, në datën e shenjtërimit të saj.
Shprehjet që kanë të bëjnë me jetën, familjen, dhe veprat e mira që bëjnë njerëzit, janë lexuar nga aktorja e madhe Margarita Xhepa.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES dhe me këtë videokujtesë në Ditën e Shenjtërimit të gruas që u njehsua me dashurinë e Zotit, Nënë Terezës shqiptare, treguar me zërin margaritar të një zonje shqiptare të skenës, Margarita Xhepës, ju uroj një të diel të paqtë.