Rama për përplasjen në Elbasan: Basha provokator që bën si viktimë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga Fieri,  ka  komentuar edhe ngjarjen në Elbasan, duke thënë se shfaqjet e Bashës të kujtojnë vitet ’90, ndërsa kreu i opozitës qëndron si provokator dhe më pas bën viktimën.

Rama: Nuk mund të vazhdohet kështu dhe i ftoj të gjithë shqiptarët që të mos jenë tolerantë në opinionin e tyre në raport me këto shfaqje që të kujtojnë mitingjet pa shije të viteve ’90, hyp mbi makina, mblidh njerëz me 2 gishta, mbaj festë popullore si ajo në Elbasan, krijo kot ndotje akustike në mes të qytetit, madje mes një feste, pastaj bëj viktimën sikur u sulmove ndërkohë që qëndron si provokator i njerëzve pa dallim dhe me montazhe skuthash krijon ide të gabuara në lidhje me atë që ka ndodhur dhe nuk ka asnjë lidhje me mua apo ne që ishim aty por ishte rezultati i mungesës së plotë të përgjegjshmërisë.

Provokime, acarime, tensionime të panevojshme, të padobishme, të pavend në këtë kohë kur të gjithë ne do i bëjmë të gjithë ato që mendojmë se duhet për të fituar këtë ndeshje, por nuk do harrojmë ndeshjen për jetën, për të fituar një luftë dhe për të dalë nga një tunel ku po shohim dritë më në fund.


Shtuar 17.03.2021 13:54