Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median italiane “Il Foglio” ka folur për strehimin e afganëve në Shqipëri.
Rama tha se në vendin tonë pritet të mbërrijnë rreth 3 mijë afganë.
“Ne po flasim për 2-3 mijë njerëz. Historia jonë na e imponon këtë gjë. E kemi jetuar luftën dhe kujtesën e saj e kemi të freskët,” ka thënë Rama.
I pyetur nëse duhet që Europa dhe Italia në veçanti, të marrin shembull nga Shqipëria, Rama është përgjigjur duke thënë: “Nuk i jap leksione askujt. Aq më pak Italisë, ndaj të cilës jam shumë i lidhur. Por, do të them se pritja e refugjatëve, është detyrim i yni”./albeu.com