Rama pas homazheve për Saimir Hoxhën: Çast i rëndë, familjes nuk do t’i mungojë mbështetja financiare

Pas homazheve në nder të Saimir Hoxhës, nënkomisarit të vrarë në Lezhë një ditë më parë, gjatë një aksioni anti-drogë, kryeministri Edi Rama ka folur për mediat.

Rama tha se është një çast i rëndë për të gjithë shoqërinë dhe për shtetin.

Kreu i qeverisë u shpreh gjithashtu se qeveria ka vendosur sot mbështetje financiare të konsiderueshme për familjen, por njëkohësisht me ndjerit do të marrin 170% të pagës së tij deri kur të arrijnë moshën e pjekurisë.

“Padyshim që është një çast i rëndë për të gjitha forcat tona të policisë së Shtetit. Patjetër edhe për shoqërinë dhe për shtetin, por mbi të gjitha për familjen dhe duke i shprehur ngushëllimet vëllazërore familjes, duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera gjithë kolegëve që e kanë njohur nga afër këtë dëshmor të ri të atdheut, por edhe të gjithë punonjësve të policisë, e shoh të udhët të bëj me dije se të hyrë në fuqi ligji i përcjellë në parlament pas mbledhjes së parë të qeverisë për fëmijët, fëmijët e të qeveria ka vendosur sot mbështetje financiare të konsiderueshme për familjen, por njëkohësisht me ndjerit do të marrin 170% të pagës së tij deri kur të arrijnë moshën e pjekurisë. Natyrisht nuk ka fonde dhe nuk ka mbështetje materiale që kompenson boshllëkun për familjen, por detyra e shtetit është që fëmijët e dëshmorëve që japin jetën në krye të detyrës të mos mbeten vetëm, por të ndihen deri në fund të mbështetur, të përkrahur dhe të inkurajuar për të hyrë në rrugën e jetës së tyre duke qenë krenarë jo vetëm për prindin, por edhe për shtetin, të cilit babai i shërbeu deri në momentin e fundit”, tha Rama./albeu.com

 


Shtuar 29.09.2021 14:08