Rama nxjerr të dhënat: Inflacionit në Shqipëri më e ulëta në rajon

Kryeministri Edi Rama shkruan në “Facebook” se rritja e inflacionit në Shqipëri është më e ulëta.

Rama publikon një tabelë, që sipas tij, tregon rritjen e inflacionit në të gjitha vendet e rajonit, prej ku rezulton se Shqipëria e ka më të ulëtin.

Kjo, sipas Ramës, ka ardhur nga mbulimi 100% nga qeveria i rritjes së çmimit të energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset e vogla.

“Mbulimi 100% nga qeveria i rritjes së çmimit të energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset e vogla dhe rritja e prodhimit vendas, kanë bërë që rritja e inflacionit në Shqipëri të jetë më e ulëta në rajon! Këto janë të dhëna të muajit prill”, shkruan Rama./albeu.com


Shtuar 9.06.2022 19:40