Motra e të riut, Muhamet Skana, që u përplas përtokë nga një efektiv policie dhe më pas u godit me shkop gome gjatë protestës studentore ka treguar si eshte gjendja e tij shendetesore.
Ajo bën të ditur se familja, përfshirë nënën, babanë dhe motrat, po qëndron pranë të riut në këto momente të vështira, ndërsa shpreh shpresën për shërimin e tij.
Të lidhura
None found
“Nga ana mjekësore është diagnostifkuar një frakturë në shtyllën kurrizore nga goditjet dhe në kafkë nga hedhja me forcë në tokë. Familja po i qëndron pranë dhe do bëjmë çdo gjë për të”, shkruan ajo.
Krahas shqetësimit për gjendjen shëndetësore të të riut, motra e tij paralajmëron se familja do të ndjekë rrugën ligjore për të kërkuar përgjegjësi për atë që ka ndodhur.
“Faleminderit të gjithëve por nuk na duhet asnjë më shumë se një lutje për vëllain tim. Pseudo policët që e bënë këtë gjë do dënohen dhe ne do e ndjekim deri në fund çështjen. Faleminderit shumë të gjithëve sërish”, thuhet ne mesazhin e saj.


Mesazhi i motrës
Unë jam motra e tij. Fillimisht faleminderit të gjithëve për suportin dhe mesazhet që na keni bërë. Ne jemi me të, unë mami babi dhe motra po i qëndrojmë pranë. Ka të gjithë mbështetjen tonë dhe in shaa Allah do ia dalë. Nga ana mjekësore është diagnostifkuar një frakturë në shtyllën kurrizore nga goditjet dhe në kafkë nga hedhja me forcë në tokë. Familja po i qëndron pranë dhe do bëjmë çdo gjë për të.
Faleminderit të gjithëve por nuk na duhet asnjë më shumë se një lutje për vëllain tim.
Pseudo policët që e bënë këtë gjë do dënohen dhe ne do e ndjekim deri në fund çështjen. Faleminderit shumë të gjithëve sërish!







