Rama nxjerr pamje nga Rruga e Arbrit: Edhe pak dhe ëndrra 100-vjeçare është realitet (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot takime elektorale në Dibër. Këtë fakt e ka bërë të ditur përmes një video që ka publikuar në ‘Facebook’, ndërsa ka nxjerrë edhe pamje nga Rruga e Arbrit.

Sipas Ramës, edhe pak ngelen nga koha kur kjo ëndërr 100-vjeçare të bëhet realitet. Në video shihet tuneli i këtij aksi që ende është në ndërtim e sipër.

“Për Dibër nga Rruga e Arbërit?
Edhe pak dhe ëndrra 100 vjeçare është realitet?”, shkruan Rama.


Shtuar 14.04.2021 10:49