Rama nuk kursehet në Slloveni, i lutet Bullgarisë të heqë veton: Hapeni rrugën të nisim negociatat! (VIDEO)

Në këto momente po mbahet Forumi Strategjik në Slloveni. Gjatë këtij forumi, kryeministri Rama i kërkoi publikisht Bullgarisë që të heqë veton për Maqedoninë e Veriut, për t’i hapur rrugën Shkupit dhe Tiranës për çeljen e negociatave me BE.

Edi Rama: Ne nuk po flasim për t’u bërë anëtarë, kur ne të bëhemi, nuk e di, Macroni që është më i riu do të jetë duke shkruar kujtimet atëherë, ne po flasim për çeljen e bisedimeve.

Do i kërkoj presidentit të Bullgarisë, ju lutem mos jeni kaq tipikë BE-së, bëhuni ballkanas, hapni rrugën, cfarë po përpiqeni të shpëtoni, hapini rrugën bisedimeve, na lini të flasim me ata dhe pastaj ju mund të bëheni më pas ballkanikë, të vendosni pengesa, por hapni rrugën. /albeu.com/


Shtuar 1.09.2021 18:02