Rama nuk i ndahet opozitës: Saliu, Iliri, Monika, grup xhindësh! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama gjatë një fjalë të gjatë në Bylis rreth fushatës zgjedhore ku po prezantonte kandidatët për zgjedhjet e 25 Prillit.

Gjatë fjalës së tij, Rama mori me radhë të gjithë figurat e njohura të opozitës duke i sulmuar një më një.

Fjala e Ramës:

Fle Luli por nuk fle Saliu, as Iliri. Nuk fle Monika. Se demokratët, nuk e kuptoj dot si mund ta bëjnë, kur voton Lulin dhe është njësoj si “Kinder”. E hap dhe të del xhindi. Po jo 1, tre.

Të ngec në fyt grupi i xhindeve. Më thonë pse i thua Gjino? Po se është Gjinua, shikojeni si e nxjerrin në dasma. Saliu rri e fshihet pas qytetarit dixhital. Ilir vjen vërdallë dhe gjithmonë e thotë fjalën burg.

Duket sikur i nxjerr frikën vetes. Monika shkon filxhan më filxhan. Në Vlorë kanë filluar dhe nuk bëjnë fushatë por kallëzime për çdo punë. Thonë do e çojnë në prokurori.

Do çojnë çdo gjë në Prokurori. Le t’i çojnë por do bllokohet çdo gjë. Edhe vaksinimi! Kush do t’i gjejë vaksinat? Luli. Është tmerr. Nuk është për të qeshur se çfarë mund të ndodhë me drejësijnë.

 

Shtuar 3.04.2021 03:04