Fletët e votimit pa emra, Bardhi sulmon PS: Kanë turp, kandidatët si burgaxhinj!

Ditën e sotme KAS miratoi me shumicë votash ndryshimin e fletës së votimit duke pranuar kërkesën e PS dhe rrëzuar kërkesën e PD.

Kujtojmë që PS kishte kërkuar që në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit, kandidatët të jenë me numra dhe jo me emra.

Kurse PD kishte kërkuar që fleta e votimit të kishte një renditje vertikale të listës së kandidatëve për deputetë.

Këtë vendim e ka komentuar demokrati Gazmend Bardhi I cili shkruan se PS kërkon këtë formë flete votimi pasi ka frikë dhe turp nga kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit.

Postimi i Gaz Bardhit:

Parti që ka turp nga emrat e kandidatëve të saj, dhe i fsheh pas numrave, njëlloj siç bëhet identifikimi i të burgosurve. Skanë faj, me Rrahmanët që kanë në listë, rruga e vetme që kanë është fshehja pas numrave.

 

 

Shtuar 3.04.2021 03:04