Rama nuk heq dorë nga tarifa e Rrugës së Kombit: Çdo shqiptar do të paguajë!

Kryeministri Edi Rama është kritikuar shumë për tarifën e Rrugës së Kombit, për të cilën pati edhe protesta nga qytetarët e Kukësit.

Mbrëmjen  e sotme, Rama zbuloi nëse do të hiqet apo jo tarifa e Rrugës së Kombit, duke deklaruar se ajo nuk do të hiqet duke shtuar se ka të bëjë me shërbimin dhe jo me kombin.

Rama u shpreh se cdo patriot, qoftë shqiptar i Kosovës apo i Shqipërise do pagujë për të kaluar rrugën dhe se cdo teori se trau ka ndarë kombin është e pakuptimtë.

A do të hiqet tarifa për Rrugën e Kombit?

Rama: Nuk është folur, ata mund ta kërkojnë por nuk ka për tu hequr. Ajo është një tarifë shërbimi. Vendet i kanë këto tarifa brenda vendit, jo në kufi. Që ai trau ka ndarë kombin eshte nje teori e pakuptimte…. Kështu që patriotët për të kaluar, duhet të paguajnë rrugen, është një tarifë që ka transformuar totalisht parametrat e sigurisë, nuk ka lidhje me kombin, ka lidhje me shërbimin. /albeu.com/

 

 


Shtuar 27.09.2021 22:19