“Kur kam shoqëruar Edin jashtë vendit, shpenzimet i kam paguar vetë”, Linda Rama tregon si është të jesh gruaja e kryeministrit

Linda Rama, gruaja e kryeministrit Edi Rama ka treguar se si bashkëshortja e kreut të qeverisë ka vendosur që të heqë dorë nga shumë privilegje që i jep ky post.

Ajo tha se në ditën e parë që u martua me Ramën dëgjoi se ishin dy profile grash: Ishte një model jo inspirues I gruas që fut hundët në pushtetin e burrit dhe profili i një gruaje diskrete.

Për këtë gjë, në ditën që Rama është bërë kryeministër, Linda tha se vendosi që të mos pranonte stafin që duhet ta kishte kudo me vete, në shtëpi gjithashtu. Ajo tha se nuk ka as truprojë, por preferon t’i japë vetë makinës e të çojë të birin në shkollë. Linda Rama shtoi më tej se ajo ka vendosur që të mos e shoqërojë kryeministrin në asnjë udhëtim jashtë vendit, në rastet kur nuk duhej, dhe se në rastet që e ka bërë këtë, ka paguar çdo gjë vetë.

“Jo vetëm në Shqipëri…ju falenderoj për këtë pyetje. Më lejoni që ta shtjelloj pak këtë. Dua të shpreh mirëkuptimin tim për të gjitha gratë që kanë pasur në krah një bashkëshort politikan. Dua të veçoj momentin e shfaqjes time publike me Edin, ka qenë pikënisja ime. Ka qenë muaji tetor i vitit 2010. Ishin disa gazetarë dhe opinionistë që jepnin mendimet e tyre dhe thonin se çfarë do të ishte Linda krah Edit. Edi ishte kreu i Opozitës në atë vit dhe dihej rruga që do merrte. ‘Ishte një model jo inspirues I gruas që fut hundët në pushtetin e burrit’, po citoj këtu sepse nuk është gjuha ime kjo. Ishte dhe ‘profili i një gruaje diskrete’, po citoj dhe këtu. Thashë ç’është kjo? Vetëm dy lloje paska, nuk ka një të mesme? Unë doja të kuptoja se çfarë ishte ky lloj përcaktimi, kur Edi u bë kryeministër….Edija shumë mirë që gruaja e Presidenti dhe e kryeministrit jeton mes paragjykimeve. Kanë një kërkesë të vazhdueshme për të përparuar.

Isha e vëmendshme për të parë se çfarë ndodhte. Kjo është çudia sepse statusi i bashkëshortes lidhet gjithmonë me privilegje. Jam e bindur se çdo zonjë ka shpjegimin e saj. Që në ditën e parë, për të shmangur orivilegjet, në ditën e parë të kryeministrit Edi, ishte që të refuzoja të gjithë shërbimin. Ne kishim vendosur të jetonim në një shtëpi tonën, nuk kishim shkuar në një rezidencë qeveritare. Kam instituar që ekipi i familjes kryeministrore me bindjen se aty i duhen drekat, darkat dhe i mëngjesit. Unë nuk pranova të heq dorë nga timoni. Dërgoj Zahon në shkollë, unë jam në timon, ai mbrapa dhe tani është rritur dhe më ndërron edhe muzikën. Dua të më mbajë mua mend ai si shoqëruesen e tij të parë. I jap vetë makinës sepse dua unë. Nuk pres të marrë shteti vendime për mua. Nuk kam asnjë punonjës sigurie. Kam vendosur të mos e shoqëroj Edin në asnjë lloj udhëtimi jashtë shtetit, nëse nuk e kërkonte protokolli. Në momentin që e kam shoqëruar, çdo shpenzim i kam paguar vetë,”- tha ajo ndër të tjera.


Shtuar 18.06.2021 21:57