Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë lajmin për nisjen e fluturimeve direkte drejt aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga një kompani spanjolle.
Fluturimet sipas tij, do të nisin nga 20 qershori.
“? LAJM I MIRË?
Një tjetër kompani prestigjioze do të nisë fluturimet direkte drejt aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”?
Iberia ??spanjolle nga 20 qershori do të fluturojë Madrid-Tiranë-Madrid?”, shkruan Rama.