Kryeministri Edi Rama është duke u zhvilluar sot një takim në Akademinë e Shkencave, ku sot do të pranohen 17 personalitete të shquara si akademikë të jashtëm.
Në fjalën e tij Rama ka folur dhe për marrëdhënien që ka pasur me këtë institucion, që sipas tij më në fund, falë Gjinushit, është duke u kthyer në hullinë e duhur edhe përmes reformimit.
Të lidhura
None found
“Të jam mirënjohës (i drejtohet Gjinushit) se në një kohë relativisht të shkurtër arrite të më shpëtosh dhe mua nga alergjia për Akademinë e Shkencave. Nuk është sekret që ASH dhe unë skemi patur një dashuri me shikim të parë, as me të dytë dhe as me të tretë.
Jam i bindur që ASH do ta gjeja po aty ku ishte në 2017-tën, akoma nuk është aty ku duhet të jetë, por tani të paktën është një institucion i zakonshëm.
Më në fund Akademia e Shkencave nuk është një karabina e zhveshur siç ndodhi nga reforma e 2008 ku çdo institucion u asgjesua dhe për ASH mbetën vetëm detyra honorifike. Merita padyshim i takon profesorit të çliruar më në fund nga politika.
Jam i lumtur që pjesë tjetër e botimeve të Akademisë së Shkencave nuk janë ribotime të viteve 70-80.
Për kaq shumë vite Akademia e Shkencave dhe Unversitetet jetuan të ndara, ka mbaruar koha kur titujt akademikë shpërndaheshin si dekorata presidennciale”, u shpreh Rama.
