Rama: Zgjatja e Vettingut është domosdoshmëri, Reforma në Drejtësi nuk negociohet

Kreyministri Edi Rama, pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë ka thënë se zgjatja mandatit të organeve të vettingut është domosdoshëri dhe se Reforma në Drejtësi nuk negociohet, por kryhet.

I pyetur nga gazetarët nëse ka një pazar mes tij dhe kreut të PD-së Lulzim Basha në lidhje me votimin për të zgjatur afatin e vettingut, Rama dhe se kjo Reformë është në partneritet me ndërkombëtarët, por shtoi se ishte i gatshëm për të dikutuar me PD-në.

“Zgjatja e mandateve të organeve të vettingut është një domosdoshmëri e cila vjen si rezultat i një procesi që e ka treguar sesa i vyer që është për pastrimin e llumit nga sistemi i drejtësisë dhe për të nxjerrë në pah njerëzit me integritet dhe krye proces nuk mund të ndërpritet, Reforma në Drejtësi është një reformë në partneritet me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe besoj se vija është shumë e ndarë. Reforma në Drejtësi nuk është diçka për t’u negociuar është diçka për tu kryer. S’ka kthim mbrapa as qëndrim në vend numër. Kush i bie ndesh interesave të Reformës në Drejtësi i bie ndesh vendit, dhe aleatëve ndërkombëtar. Reforma në Drejtësi është kërkesë kombëtare këtë Kuvend. Jemi të gatshëm që të diskutojmë çdo gjë me PD-në”, tha Rama./albeu.com