Kryeministri Edi Rama ka premtuar ndërtimin e doganës në Lushnjë dhe ujë të pijshëm 24 orë, për pak javë.
Komentet Rama i bëri gjatë një takimi në Lushnjë, ku tha se qeveria e tij nuk ka asnjë lidhje me qeverinë e mëparshme, pasi sipas tij, edhe nëse do të ishin njësoj, edhe gjërat do të kishin mbetur në vend.
Ai shtoi se megjithëse është turp që të flitet në vitin 2022 për ujin e pijshëm, për të nuk përbën problem, pasi sipas tij, është qeveria e tij që po e vë në jetë këtë projekt.
“Eriselda e nxorri veten, si kryetare e gjithë Bashkisë së Lushnjës. Unë s’kam shumë gjëra për aq sa Eriselda prezantoi. Ne duhet të kuptojmë se çfarë duhet të bëjmë më tutje. Ne duhet të ndërhymë nga ana e qeverisë për unazën e qytetit. Aty ka edhe shumë biznese që janë vlerë e shtuar për këtë komunitet. Pastaj për ndërtimin e atij kombinatit që Eriselda nuk e di si ja vuri emrin. Do të krijojmë kushtet që qytetarët të kënë doganën ktu, pa pasur nevojë që të shkojnë në qytete të tjera. Në aspektin e grumbullimit kemi bërë shumë hapa përpara. Kur e morëm këtë detyrë kishte 2 pika grumbullimi, ndërsa sot janë 19 pika, nga të cilat 17 janë të mbështetura nga fondet e qeverisë përmes AZHBR-së. Numri shkon në 40 nga 2. Është vetëm një agropërpunim. Duhet ta ngjisim edhe këtë shkallë për të pasur më shumë sukses. Asgjë të mos ikë dëm, por të shkojë për përpunim. Ashtu sikundër pas sot kompleksin e ri sportive që po bëhet, që është potencial më vete ajo gropa e madhe gjysmë e mbuluar me ferra. Do ta mbështesim edhe atë projekt, duke nisur me pishinën e hapur. Më pas të bëjmë edhe pishinën e mbyllur. Më në fund për pak javë i gjithë qyteti i lushnjës do të ketë ujë 24 orë. E kam pak fiksim këtë punën e ujit 24 orë. Hidhen disa edhe thotë si s’ju vjen turp juve akoma me këtë muhabet. Tani të na vijë turp ne që po e bëjmë. Tani qyteti do të ketë ujë 24 orë. Sigurisht nuk është mirë që qyteti të diskutojë ujin 24 orë tani. Por mua jo vetëm që nuk më vjen turp, sepse ne nuk jemi njësoj me ata. Se po të ishim njësoj do kishte dy pika grumbullimi në Lushnjë”, u shpreh Rama.