Kryeministri Edi Rama ka treguar se ditën e sotme është në një takim pune me homologun e tij Hungarez Viktor Orbán.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Rama shkruan se ky takim është në kuadër të bashkëpunimit në ekonomi, arsim, shëndetësi por edhe për çeljen e negociatave.
Sipas kryeministrit të Shqipërisë Hunharia gjithmonë ka qenë një mbështetëse e palëkundur e rrugës së Shqipërisë në BE.
“Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur.”- shkruan Rama.