Kryeministri Edi Rama është duke bërë një bashkëbisedim në qendrën mirënjohur “De Balie” në Amsterdam në Holandë.
Rama foli për politikën, të ardhmen europiane, por edhe për pasionin e tij për artën. Në momentin që ishte duke folur politikën krue i qeverisë u shprej se ai është kryeministri më i mirë mes artistëve dhe artisti më i mirë mes kryeministrave.
Edi Rama: Nuk ka të bëjë me se çfarë preferoj uë, unë jam kryeministri më i mirë mes artistëve dhe artisti më i mirë mes kryeministrave, unë jam numër një në botë në këtë gjë.
A është e rëndësishme?
Edi Rama: Në një mënyrë apo në një tjetër, të pëlqen të jesh numri një, si ai që fitoi maratonën e që ishte i vetmi në garë, kemi shumë raste të tilla. Mendoj se ka lidhje me mënyrën se si na ka ardhur jeta. Ju më thatë meshumë mirësjellje se kur nisa këtë karrierë kisha të gjitha flokët e mi, i kisha të zeza, kisha dhëmbët natyralë, tani jo më. Më vjen keq që po ndaj disa detaje intime me ju./albeu.com