Kryeministri Edi Rama ndodhet në Sarajevë.
Ai është pritur nga kryetarja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Krišto, ku dhe po zhvillojnë një takim kokë më kokë. Më pas ata do të kenë dhe një takim bilateral me delegacionet dhe pastaj konferencë të përbashkët.
Pas vizitës në Bosnje dhe Hercegovinë, kryeministri Rama do të vijojë turin në Mal të Zi e më pas në Serbi.
Kujtojmë se ditën e djeshme Rama ishte në Maqedoninë e Veriut gjatë paradites ku u takua me homologun Dimitar Kovaçevski.
Më pas udhëtoi drejt Kosovës. Në Prishtinë u prit nga presidentja Vjosa Osmani. Takim Rama zhvilloi dhe me Glauk Konjufcën.
Ndërkohë kryeministri Albin Kurti ia refuzoi ftesën Ramës, duke mos pranuar takim kokë më kokë me të pa u zhvilluar mbledhja mes dy qeverive./albeu.com