Rama “në luftë” me Metën, Ruçi bën deklaratën që nuk pritej në Asamblenë e PS: Mik, faleminderit! (VIDEO)

Partia Socialiste nisi një “luftë” të ashpër me Presidentin Meta, luftë e cila përfundoi edhe në shkarkimin e tij me 105 vota nga Kuvendi i Shqipërisë.

Por sot, në 30-vjetorin e partisë socailiste Gramoz Ruçi e ka përshëndetur ish-presidentin Ilir Meta si një nga të rinjtë e parë që trokitën në derën e partisë.

Gjatë fjalës në Kongresin e jashtëzakonshëm të PS-së pasi dha dorëheqjen Gramoz Ruçi përshëndeti katër të rinjt e parë që trokitën në derën e partisë socialiste, mes tyre edhe ish- presidentin e vendit Ilir Meta.

“Do të përshëndesja miqtë e mi të parët të rinj, 4 të rinjt që trokitën në derën e partisë socialiste Ilir Zelon, Ndre Legisin, Pandeli Majkon dhe Ilir Metën,“- tha Gramoz Ruçi. /albeu.com/

 

 


Shtuar 12.06.2021 20:17