Kryeministri, Edi Rama, zhvilloi sot një takim me qytetarët e Himarës në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit.
Gjatë fjalës së tij Rama ka etiketuar si injorant Fredi Belerin kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës.
“Ai është një kokërr injoranti është një diversionit i pashoq që nuk përfaqëson asgjë përveç një grushti njerëzish këtu. I kanë dhënë mbështetje për të përfaqësuar një koalicion që është koalicioni më i shëmtuar qysh ku karavidhja e parë ka lindur. Do të çohen himarjotët këtu të gjithë himarjotët sido që të ndjehen sido që të flasin ngado që të vijnë edhe do të shkojnë më 14 maj të vënë një kryq në Bashkë Fitojmë më Like Floririn. Po pastaj çfarë do kërkoni më nga unë. Çfarë do të kërkojnë nga unë himarjotët. Është një analfabet në greqisht, se në shqipe nuk është analfabet është dru. Jam shumë i acaruar me mënyrën sesi ai kërkon të përdorë këtu lidhjet që ka në Greqi. Po qe për lidhjet në Greqi, e në Turqi i kam vetë. Ja foli atij drurit! Merr vesh nuk merr vesh!”, tha Rama sot teksa u ka kërkuar votat banorëve të Himarës për kandidatin e bashkisë Jorgo Goron.
Kryeministri Rama foli edhe për zgjidhjen e problemit të pronave në këtë zonë.
“Historia e pronave ka marrë drejtimin e himariotëve, të gjithëve. Dhe ky topi ishte në një grup pune gjoja dhe ju thoshte atyre se kemi folur me gjithë komunitetin e himariotëve që janë me prejardhje dhe që janë pjesë e komunitetit grek në Amerikë, kemi folur me ta, dhe ju thoshte po u zgjidh historia e pronave ne nuk e fitojmë më bashkinë, domethënë ky. Nuk e do ky historinë e zgjidhjes së pronave. Ndërkoha është zgjidhur, ka ligjin, ka rregullat. Ka plot që s’i kanë marrë akoma. Por ju them një gjë. Një garanci keni nëqoftëse s’doni t’ju ikin pronat për lesh. Mua, PS dhe këtë këtu. Se nuk ja u solla unë njerëzit nga fundi i botës dhe dalin pronarë, që dalin me letra dhe e kanë parë Himarën për herë të parë kur morën pushtetin në Tiranë. E dini mirë ju kush janë e si janë. Nuk jeni më njerëz pa njerëz që vijnë ja u marrin nga Tirana si të duan”, u shpreh Rama.