Kryeministri Rama ka ndarë një video në Facebook në lidhje me vaksinimin anticovid për sa i përket dozës së tretë.
“Mirëmëngjes dhe me këtë informacion të dobishëm për kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën 3 AntiCovid, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Në video citohen kushtet e vaksinimit me këtë dozë, kategoritë dhe koha e marrjes së vaksinës.
1.Të gjithë personat mbi 60-vjeç me sëmundje kronike
2.Personeli shëndetësor
3.Personat që jetojnë në institucionet e kujdesit afatgjatë
4.Personat mbi 18 vjeç me sëmundje të caktuar
Kur duhet të marrin dozën e tretë?
-Jo më herët se 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë./albeu.com/