Rama ndan pamjet nga rruga e re Shëngjin-Velipojë: Punimet po shkojnë drejt përfundimit

Ditën e sotme, përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen për rrugën e re Shëngjin-Velipojë.

Rama shprehet se punimet po shkojnë drejt përfundimit.

“ dhe pamjet e rrugës së re Shëngjin-Velipojë, e cila po shkon drejt përfundimit, duke ofruar një tjetër spektakël të bukurive shqiptare në vazhdën e zbulimit të Shqipërisë Turistike, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama.


Shtuar 9.03.2025 08:26