Rama mesazh “të sinqertë” Bashës: Pranoje humbjen

Kryeministri Edi Rama, nga sheshi Skënderbej, ku po feston fitoren e mandatit të tretë, iu drejtua Lulzim Bashës me një mesazh.

Ai i kërkoi të pranonte humbjen me unitet dhe me bindje.

“Mesazhi im i sinqertë për Lulzim Bashën është ky: Pranoje humbjen me unitet dhe me bindje.Përtej shakasë është detyra jonë që me fjalët dhe me sjelljen tonë të mos i bëjmë te ndjehen edhe më keq seç ndjehen nga humbja rivalët demokratë. Basha dhe PD bënë fushatën më të mirë në historinë e humbjeve të tyre. Ishin më skuadër sesa herët e tjera. Pranojë humbjen me dinjitet dhe me bindjen se nuk bërë çfarë deshe por sa munde”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 27.04.2021 18:27