Rama merret në pyetje nga Grenell, deklarata e papritur për shpalljen “non-grata” të Berishës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një intervistë me Richard Grenell, ish-të dërguarin e presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nga Grenell për “non grata-n” e Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Rama tha se ky është një realitet pikëllues, por tregon se askush nuk është mbi ligjin.

“Do të thoja se në njërën anë është pikëlluese që ta shohësh këtë realitet, por është sinjal që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi. Për mua kjo ishte pak a shumë sikur njoftimi për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush s’është mbi ligjin”, tha Rama.

Gjithashtu Rama kritikoi edhe Bashkimin Europian për shtyrjen e datës së Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

INTERVISTA E PLOTË:

Grenell: Na e komenton dot cili ishte qëndrimi juaj dje ndaj BE?

Rama: Është e njëjta gjë. Nga një dorë na thonë që janë gati për të nisur negociatat, dhe nga ana tjetër nuk marrin dot vendim. Ka të bëjë me disa çështje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, është frustruese. Por në të njëjtën kohë është qetësuese sepse e keqja është se jemi mësuar që BE të dështojë me mbajtjen e premtime.

Grenell: Cfarë të thonë specifikisht lideret e BE, që ka të bëjë me shtyerjen e negociatave?

Rama: Ata nuk thonë asgjë. Kanë bërë një premtim dhe cdonjëri ka thënë që Shqipëria është gati të nisë bisedimet, por nga ana tjetër nuk ka asnjë vendim. Është si të jesh pjesë e dikujt që po pret Godonë.

Grenell: Sic e dini, administrata e re ka bërë shumë progres. Një ide që doli nga bisedat është mini-shengen zonë. Cfarë mendoni?

Rama: Së pari, më duhet ta përsëris që ju s’jeni më në rolin e kontribuesit të iniciativës së mini-shengenit për të cilin ju falenderoj për rolin tuaj. Në anën tjetër është një konflikt i pazgjidhur shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia. Por është e mundshme që të zhvillohet jetesa pa barriera mes njerëzve dhe mallrave

Grenell: Dua të flas për vendimet e qeverisë, për politikanët shqiptarë që të mos vijnë në SHBA, cfarë mendoni?

Rama: Do të thoja se në njërën anë është pikëlluese që ta shohësh këtë realitet, por është sinjal që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi. Për mua kjo ishte pak a shumë sikur njoftimi për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush s’është mbi ligjin.


Shtuar 24.06.2021 19:59