Partia Demokrtatike ka mbledhur këtë të martë Këshillin Kombëtar të partisë.
Kryetari i saj Sali Berisha tha se ky vit ishte një vit i vështirë për PD-në ndërsa ka komentuar edhe zgjedhjet e kryetarëve nga kryeministri Edi Rama.
Ai ka theksuar se Rama po përdor metodat e Enver Hoxhës duke mbledhur kryesinë dhe duke caktuar dhe emëruar kryetarët e degëve.
Berisha: Primaret në mënyrë të padiskutueshme, larg çdo lloj objeksioni ishte risia më madhore që PD ka sjellë nga themelimi, gjer sot. Nuk ishin të përsosura, por në tërësinë e tyre, ato mbeten një zhvillim historik jo vetëm për PD-në, por edhe për demokracinë shqiptare. Çdo problem i krijuar gjatë tyre do të shqyrtohet, analizohet, pasqyrohet në praktikën tonë. Ato janë praktika më demokratike që një forcë politike mund të përdorë.
Shihni palën tjetër që kalojnë nga ekrani në ekran si hije. Kemi metodën tonë, thotë Rama. Po çfarë metode, ajo është metoda e Enver Hoxhës. Enveri e bëntë, mblidhte byrojë dhe caktonte sekretarët e parë dhe njoftohej. Edhe ky mbledh kryesinë dhe cakton kryetarët e degëve.
Në këtë kontekst, kandidatët tanë, me kandidatët e tij ndryshojnë si nata me ditën. Ja ku janë, kanë ardhur me një proces demokratik dinjitoz, kurse të tjerët dalin nga klanet mafioze të pushtetit, grupet kriminale e me radhë. Këtë e kemi arritur dhe duhet ta përsosim. Është në meritën e demokratëve, që këtë proces e realizuam me përkushtim, vendosmëri, civilitet./albeu.com