Rama me “llafet e plakave”: I thashë italianit ke marrë alamet goce shqiptare, bëni fëmijën e dytë

Kryeministri Edi Rama nga vizita e sotme në një nga fasoneritë e Shkodrës, nuk ka lënë pas as batutat me pronarët. Çifti me bashkëshorte nga Shkodra dhe bashkëshortin italian, kanë së bashku një vajzë. Por, Rama ka përsëritur disa herë se duhet ta bëjnë vajzën me një motër ose vëlla.

Pjesë nga biseda:

Rama: Si e ke emrin ti? Ke vëlla motër?

Vajza: Jo nuk kam.

Rama:Si nuk ke vëlla motër, ca bëjnë këta?

Burri: Po e provojmë?

Rama: Po ca je duke provuar? Ke marrë këtë grua të bukur nga Shqipëria, duhet ti japësh një motër a vëlla vajzës.

Burri: Po e provojmë.

Rama: Në Shqipëri, kur vjen i dyti vjen me para. Ca është kështu, vjen ai këtu dhe nuk bëjnë fëmijë të tjerë.

Rama: Bëra llafe me këtë, i thashë italianit ke marrë alamet goce, po një motër duhet tja bëjnë vajzës.

Gratë e fasonerisë: I kemi thënë dhe ne.

Rama: Më tha e kam pengu une, se kam hallin e grave lart që nuk mund ti le vetëm.


Shtuar 31.03.2021 14:29