Rama mbledh kabinetin qeveritar, përcakton objektivat për vitin e ri

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kabinetin e tij qeveritar për të përcaktuar objektivat e reja për vitin 2022. Kujtojmë se para disa javësh mblodhi qeverinë për të analizuar 100 ditët e para të punës të mandatit të tretë, ndërsa tashmë ka përgatitur planin për 365 ditët e ardhshme.

Ndërsa Rama vijon punën e tij si kryeministër, opozita nuk i ka punët fare mirë. Ajo është përçarë dhe kryetari Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë në “luftë” për drejtimin e partisë.

Nga ana tjetër, kjo situatë e ka favorizuar kryeministrin Rama, i cili e ka pranuar dhe vetë se kjo situatë në PD i leverdis atij si politikan./albeu.com


Shtuar 5.01.2022 10:12