Këtë të shtunë, kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbledhur sot grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Takimi ka nisur në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave dhe po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Burime nga brenda mbledhjes, i thanë gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu, se javën e ardhshme deputetët, ministrat dhe drejtuesit politik në qarqe të PS do të nisin një tur të quajtur “Punët për Shqipërinë”.
Të lidhura
None found
Turi do të ketë disa tematika çdo javë dhe pritet të nisë me çështjen e integrimit.
Ky tur, do të vijojë në të gjithë vendin deri në 12 qershor kur shënohet dhe 35 vjetori i krijimit të PS.
Veç kësaj parafushate, kryetaret e bashkive pritet të zhvillojnë takime me qytetarët për të dhënë llogari mbi premtimet e bëra dhe realizimin e tyre.
