Rama mbledh deputetët socialistë: S’ka rëndësi fitorja individuale, por ajo e ekipit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka takuar për herë të parë të gjithë deputetët socialistë si ata të rinj e të vjetër, pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se të gjithë janë fitues dhe secili ka dhënë kontributin e tij, pavarësisht nëse fitoi apo jo mandatin.

Sipas Ramës, nuk ka rëndësi numri i votave të gjithsecilit por triumfi i madh i Partisë Socialiste.

“Urimi im është për të gjithë pa përjashtim edhe pse jo të gjithë keni dalë të lumtur nga vlerësimi personal nga ndeshja që foli qartë dhe me rezultat bindës dhe të plotë. Ju duhet të ndiheni si fitues si pjesë e kësaj skuadre fituese dhe të punoni si fitues në çdo nivel. të gjithë këtu e kanë dhënë një kontribut në këtë fitore që është kontribut i dhënë në 4 vite dhe jo vetëm gjatë fushatës. për mua nuk kanë rëndësi votat individuale por realizimi i objektiv ve të triumfit të madh i nr 12 dhe realizimi në nivel qarku. Listat e hpaura kanë sjellë përparësi të mëdha, or edhe dëme anësore që duhen analizuar me kujdes për zgjedhjet e ardhshme”, tha Rama


Shtuar 10.05.2021 10:10