Rama mbërrin në Rekjavik, takohet me Abazoviç: Me ma t’mirin e të tanve

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Islandë, ku do të mbahet Samiti i Liderëve të Këshillit të Europës.
Në Rekjavik, Rama ka takuar kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me të cilin ka ndarë një foto në Facebook ku shkruan:  “Me ma t’mirin e të tanve. Rekjavik, Samiti i Liderëve të Këshillit të Europës.”

Rreth 30 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane do të marrin pjesë në samitin e parë të Këshillit të Evropës në gati 20 vjet.

Të lidhura

None found

Mes të pranishmëve janë kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.


Shtuar 16.05.2023 20:13