Rama mbërrin në Paris, përqafohet me presidentin Macron

Kreu i qeverisë shqiptare takoi fillimisht në orën 11:50, Clement Beaune, Ministër i Shtetit për çështjet Europiane në ekzekutivin francez, dhe tashmë pritet të drekojë me presidentin francez Emmanuel Macron në Elysee.

Mësohet se në fokus të diskutimeve do të jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, që duket se ka mbetur në vendnumëro. Ballkani Perëndimor synon që të vendoset në rendin e ditës të këshillit ministror për punë të jashtme të BE-së të parashikuar më 19 prill. Gadishmëri për këtë shprehu edhe Zhozep Borel, përfaqësues i lartë për politikë të jashtme të BE-së.

Takimi i fundit mes Ramës dhe Macron në Elysee ishte ai i 15 Majit të vitit 2018. Më tej, Rama u takua së bashku me Merkel dhe Macron në Maj të vitit 2019 me liderët e Kosovës në Berlin.

Shtuar 22.03.2021 02:03