Rama: Kush do të ankorohet në bregdetin tonë, tashmë lejen e merr me një klik

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se të gjithë ata që duan të ankorohen në bregdetet shqiptare mund ta bëjnë me vetëm një klik në uebsajtin www.nauticalbania.com.

“MIRËMËNGJES

dhe me lajmin që ata që Shqipërinë duan ta shijojnë nga deti, e të ankorohen në bregun tonë, tani kanë vetëm një procedure të thjeshtë online dhe pa vonesa burokratike, thjesht duke vizituar faqen e internetit www.nauticalbania.com, ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan Rama./albeu.com

 


Shtuar 15.08.2021 08:11