Rama konferencë me Komisionerin për Zgjerim: Zëri i arsyes në KE

Konferencë e përbashkët me Komisionerin për Zgjerim, Oliver VARHELYI.

Në fjalën e tij nga Rinasi, Rama e falënderoi komisionerin Varhelyi, teksa e cilësoi atë si zërin e arsyes në Komisionin Evropian për të mos lënë jashtë Ballkanin Perëndimor në skemën e shpërndarjes së vaksinave anti-Covid.

“Sapo kemi përfunduar një takim shumë miqësor me komisionerin Varhelyi, i cili edhe njëherë tjetër ka provuar përkushtimin dhe mbështetjen jo vetëm për vendin tonë, por për të gjitha vendet e rajonit, duke qenë qysh në krye të herës zëri i arsyes në KE për të mos e lënë jashtë Ballkanin Perëndimor nga skema e shpërndarjes së vaksinave dhe ka arritur ta materializojë një punë të tij disa mujore, duke përcaktuar 651 mijë doza të vaksinës Pfizer të shpërndara proporcionalisht për vendet e rajonit. Prandaj, unë dua t’i shpreh mirënjohjen dhe dua ta falënderoj publikisht për këtë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë kohë absolutisht të jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, dua të nënvizoj faktin se falë komisionerit, në radhë të parë, Komision i Evropian u rikthye si motor i solidaritetit, jo vetëm për planet e rimëkëmbjes, por edhe për vaksinimin e vendeve evropiane, përfshirë në këtë rast 6 vendet e rajonit tonë.


Shtuar 5.05.2021 10:08