Basha nderon Azem Hajdarin, mban homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

Kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur në monumentin “Nënë Shqipëri” tek Varrezat e Dëshmorëve” me rastin e ditës së dëshorëve. Më tej, Basha u përkul me nderim përpara Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

Kryedemokrati vendosi lule edhe në nderim të 22 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq nga diktatura komuniste pas bombës në ish ambasadën sovjetike, në simbol të nderimit të opozitarizmit dhe shprehjes së lirë.

 

Po sot kryetari i PD vendosinje kurore me  lule në nderim të kapiten Feti Voglit, i cili ra në krye të detyrës në Afganistan, në një mision të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në NATO.

 

Më tej, Basha mbajti homazhe edhe para efektivëve të policisë të rënë në krye të detyrës në luftë kundër krimit, si dhe vendosi lule ne varrin e Dëshmorit te Atdheut Skerdilajd Llagami.


Shtuar 5.05.2021 10:06