Kreu i SPAK Arben Kraja ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama që Prokuroria e Posaçme duhet të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në një deklaratë për gazetarët, Kraja u shpreh se në lidhje me ato që është shprehur Rama, nuk ka asnjë koment, ndërsa theksoi se nuk ndihet i kërcënuar.
Kraja theksoi gjithashtu se SPAK ka shumë çështje penale në hetim.
“Sot ishim për të raportuar për vitin 2021. U zhvillua një mbledhje efektive. Në lidhje në deklaratat e kryeministrin nuk kam asnjë koment. Nuk ndihem i intimiduar. SPAK ka në hetim shumë çështje penale”, tha ai./albeu.com