Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, shkruan se, Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet.
Pas kësaj, shton shefi i qeverisë, do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi
Postimi i Ramës:
LAJM I MIRË
Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet
Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi./albeu.com