Rama jep lajmin: Parlamenti zviceran miratoi pro marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se Parlamenti zviceran ka kaluar marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u nënshkrua në Tiranë më 18 shkurt.

Rama jep edhe lajmin tjetër se më 6 dhjetor, kishte komunikuar me homologen italiane, Giorgia Meloni, e cila gjithashtu i kishte premtuar se e njëjta marrëveshje do kalonte edhe në parlamentin italian.

POSTIMI I PLOTË:

LAJM I MIRË! Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti. Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike.

***Kryeministrja Giorgia Meloni më premtoi pardje në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë