Rama ironizon takimet elektorale të Bashës: Në 25 prill Shqipëria do të votojë për vaksinimin, jo infektimin

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish takimet elektorale të Partisë Demokratike.

Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar dy foto, që sipas tij janë dy realitete të ndryshme. Një për vaksinim dhe një për infektim.

“Në 25 prill Shqipëria do të votojë për vaksinimin, jo për infektimin; për rindërtimin jo për rishkatërrimin; për forcimin e Ligjshmërisë e rritjen e ekonomisë, jo për rikthimin e paligjshmërisë e të çorodisë”, shkruan Basha.

Ndërkohë dy fotot që ka publikuar Rama janë qendra e Vaksinimit në Pogradec dhe siç e quan ai “epiqendra e Infektimit në Malësi të Madhe”, ku i referohet takimit të kreut të PD me qytetarët.

Shtuar 5.04.2021 01:04