Rama ironizon opozitën: Do digjni lëkurat e njëri-tjetrit me bishtat e cigareve

Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësim për gjuhën e përdorur në Kuvend.

Rama e krahasoi vendi ku mbahen seancat plenare me një xhungël ku njerëzit kacafyten.

Kjo situatë tha Rama askënd s’e bën të ndihet mirë kur shkon në shtëpi. Në mbyllje të fjalës së tij kryeministri i ka përcjellë një mesazh të fortë opozitës duke thënë se “nuk kanë parë asgjë akoma”, e këtu nënvizoi “jo nga ne, por nga njëri-tjetri”, referuar “luftës” brenda PD.

“Askush sma mohon se kur kthemi në shtëpi në darkë nuk ndihemi mirë një raport me familjen dhe me njerëzit tani. Një zonjë atje qesh, nuk e di  a është nënë a nuk  është nënë. S’ma ha mendja se qesh se ndihet mirë kur shkon në shtëpi dhe familja e shikon sikur sa ka dalë nga një xhungël ku kacafyten njerëz që marrin formën e të dalurve nga mendja, për këtë duhet të biem dakord.

Një fjalë thotë mos i bëj tjetrit atë që do nuk do të të bëjnë ty. Tani do hyni në një fazë ku do t’ja digjni lëkurat njërit tjetrit me bishtat e cigareve që keni pirë bashkë për 30 vjet. Në vend që të merren me vendimet apo veprimet e tua të merren me gjëra që ti as se ke çuar në mendje që ti bësh me gjëra që ti  e di mirë se s’kanë lidhje me gjëra që sdo doje kurrë të të ndodhin. E keni bërë këtë 30 vjet, tani është koha ta provoni vetë, tani është koha ta provoni vetë ça është kjo, por prisni se s’keni parë gjë akoma, po jo më nga unë dhe nga ne por nga njëri tjetri”, tha Rama./albeu.com/


Shtuar 16.11.2021 18:31