Rama i hedh fajin opozitës për skandalin e listës së pagave: S’është hera e parë që Kuvendet dhe anti-Kuvendet paralajmërojnë

Në konferencën për shtyp, kryeministri Edi Rama ia ka kaluar përgjegjësinë e rrjedhës së listës së pagave, opozitës, duke thënë se kanë bërë shpesh paralajmërime.

“Duke pasur parasysh edhe deklarata të bëra nga foltoret e kuvendeve dhe antikuvendeve mund të mos jetë e fundit, prandaj thirrja ime për prokurorinë është që të hetojë, duke kërkuar që të përgjigjen jo vetëm të gjithë pa përjashtim inspektorët e Tatimeve, që kanë akses në sistemin e pagave për arsye të punës, ata që aktualisht punojnë në këtë sistem, apo të tjerë që mund të jenë larguar nga ky sistem në periudhën nga të dhënat e nxjerra deri sot, por edhe ata që nga foltoret e kuvendeve të antikuvendeve paralajmërojnë zymtira të tjera”, tha kryeministri Rama.


Shtuar 23.12.2021 12:49