Rama i del “krah” Veliajt pas përgjimeve: I neveris përgjimet e bisedave në një mjedis jopublik (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas publikimit të audiopërgjimit nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se po ndërhyn në zgjedhjet e krerëve të Shoqatave, ndërkohë që ka përdorur dhe fjalor banal në një takim informal.

Teksa po i përgjigjej komentit të një qytetari nga “Këshillimi Kombëtar”, kryeministri Rama u shpreh se i neverit përgjimet e bisedave mes njerëzve që flasin ne nje mjedis jopublik, të cilat sipas tij nuk mund të merren për bazë asnjëherë askund.

“Andi Cenaj une i neveris pergjimet e bisedave mes njerezve qe flasin ne nje mjedis jopublik, te cilat sipas meje nuk mund te merren per baze asnjehere askund, as si prova fajesie as si prova vertetesie, sepse tjeter konteksti i nje komunikimi informal pa dorashka, tjeter konteksti i shfaqjes publike se nje pergjimi, prandaj edhe as nuk e kam degjuar fare dhe as kam ndermend ta degjoj, keshtu qe meqe te dhashe tere kete shpjegim tani te lutem plotesoje pyetesorin me opinionet e tua duke klikuar “Keshillimi Kombetar”, shkruan ai ne koment./albeu.com/

 


Shtuar 25.01.2022 15:54