Rama: Gjatë këtij viti, mbi 36 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, shkruan se gjatë këtij vitit 36238 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes.

“36,238 fëmijë të lindur gjatë këtij viti kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes

Mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë, kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40,000 lek për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë.

Me #buxhetin2022 do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur”, shkruan Rama./albeu.com


Shtuar 22.11.2021 10:51