Kryeministri Edi Rama ditën e sotme po zhvillon një takim në qytetin e Kolonjës. Në një video të bërë publike nga vetë ai, është biseda telefonike me numrin një të listës socialiste së Shkodër, Edona Bilali.
Pasi e fton të vizitojë Kolonjës, kryeministri e pyet Bilalin në lidhje me ecurinë e fushatës në Shkodër. Kjo e fundit i përgjigjet se fushata po ecën shumë mirë por e refuzon ftesën për në Kolonjë pasi lekun e shpenzon vetëm brenda qarkut.
Pjesë nga biseda:
Rama: Shoqja si je ç’thotë Shkodra?
Edona: Shkodra si lule
Rama: Po të marr nga Kolonja. te sofra kolonjare është një mjedis i mrekulllueshëm, po t’i s’ke ardh këtej se vetëmm te Shkodra e ke mendjen
Edona: Unë çdo lekë vetëm brenda qarkut
Rama: Ashtu ë?
Edona: Kemi edhe ne gjëra po aq të bukra edhe më të bukra në Shkodër
Rama: Mirë mo mirë ju i keni më të bukra por keni dhe ata xhagajdurët që s’iu lënë. Si shkojnë gjërat andej
Edona: Çdo ditë vazhdojmë takimet me target-grupet. Biznesi është shumë i kënaqur, sidomos biznesi i vogël. Një pjesë e tyre na thotë pse vini se më shumë se kaq nuk mundeni me ba. Heqja nga skema e TVSH-së ka shkaktuar një frymëmarrje për biznesin e vogël
Të rinjtë janë shumë entuziastë. Duke parë programet për ta për sipermarrjen janë shumë të entuziasmuar.