Rama flet për herë të parë për veton e Greqisë ndaj Shqipërisë: Nga Brukseli nuk do kthehem i mërzitur

Teksa ka mbajtur fjalimin e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë vendosjen e vetos nga ana e Greqisë, për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Rama tha se do të shkojë në Bruksel javën e ardhshme, me bindje se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kërkesat, ndërsa shtoi se veto e Greqisë është vendosur për shkak të historisë së marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sipas Ramës, deri më 13 dhjetor ndalesa e Greqisë do të hiqet, por edhe nëse kjo ndodh, kryeministri tha se do të vijojë puna për anëtarësimin.

“Ne do të shkojmë në Bruksel javën e ardhshme. Me kokën lart dhe bindjen për meritat e Shqipërisë për të gjitha rezultatet e raport progresit të përshëndetura nga 27 vende. Vetëm një shtet e ka lënë ende pezull opinionin e vetë, për një arsye të mos arsyes tradicionale ballkanike të marrëdhënies fqinjësore. Greqia. Historia dihet. Qëndrim që nuk qëndron deri më 13 dhe as nuk do të ndryshojë përtej dhjetorit. Jo se ne jemi kokëfortë, por arsyeja është shumë më kokëforte.

Drejtësia për ne është si ujë që sapo ka nisur të dalë në shkretëtirë. Unë nuk do të pranoj të besoj se deri më 13 dhjetor fqinjët tanë do ti vënë tapën e vetos shishes tonë. Punë dhe profesionalizëm nga një skuadër prej 1000 vetësh në të gjithë sistemin e vendit tonë, që e kanë trajtuar me dinjitet.

Juve të gjithëve dhe shqiptarëve që na dëgjojnë dua t’u them se në rast se kjo ndodh, unë nuk kthehem nga Brukseli i mërzitur. Asnjë fije, por do kthehem dhe më krenar dhe i motuar për të vazhuar sëbashku punët e mëdha të shtëpisë sonë të përbashkët. Por dhe i binduar se një absurditet i tillë nuk do ta vonojë procesin e antarësimit.”– tha Rama.