Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ndodhet në Shtetet e Bashkuara, në samitin e Demokracisë, të organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden.
Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se mbështetja e SHBA ka qenë jetike për të çuar përpara aspiratat demokratike të vendit.
Kryeministri shtoi se është I angazhuar për vijimësinë e reformës në drejtësi.
“I nderuar Biden dhe pjesëmarrës është një nder të përfaqësoj Shqipërinë në forumin e demokracisë.Vedit tim iu desh kohë e gjatë dhe rrugën i mundimshëm për të dalë nga izolimi dhe për të qenë pjesë e bashkisë se demokracisë. Ja ku jemi me një demokraci të re si anëtarë të rinj.
Në këtë rrugëtim mbështetja e SHBA ka qenë jetike për të çuar përpara aspiratat demokratike. Reforma në stemin në drejtësi nisi 4 vite më parë, ne po pastrojm ë sistemin e drejtësisë dhe tashmë jemi në procesin e rindërtimit të demokracisë. Jemi të angazhuar për vazhdimin e reformës në drejtësi. Jemi angazhuar të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha institucionet. Reformat duhet të jenë të mbështetura në përpjekje të përditshme”, tha Rama./albeu.com/