Përndiqte dhe kërcënonte të renë, prangoset 32-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 32-vjeçar i cili akuzohet se përndiqte një shtetase 21-vjeçare.

Sipas uniformave blu në qytetin bregdetar, është arrestuar shtetasi me iniciale A. L., pasi ka përndjekur dhe kërcënuar shtetasen F. T., 21 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin A. L., 32 vjeç, pasi ka përndjekur dhe kërcënuar shtetasen F. T., 21 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com/


Shtuar 9.12.2021 15:41